Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë

Shërbimet gjermane të inteligjencës pezulluan përkohësisht klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “grup i provuar ekstremist i djathtë”, në pritje të një vendimi gjyqësor mbi ankesën e paraqitur nga partia. Sipas një njoftimi nga Gjykata Administrative e Këlnit, pezullimi do të mbetet në fuqi derisa të merret një vendim për kërkesën për […] The post Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë appeared first on Albinfo.

Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë

Shërbimet gjermane të inteligjencës pezulluan përkohësisht klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “grup i provuar ekstremist i djathtë”, në pritje të një vendimi gjyqësor mbi ankesën e paraqitur nga partia.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Administrative e Këlnit, pezullimi do të mbetet në fuqi derisa të merret një vendim për kërkesën për pezullim të përkohshëm të këtij klasifikimi, dorëzuar nga AfD. Data e këtij vendimi nuk është bërë e ditur, transmeton albinfo.ch

Pasojat praktike: Shërbimi i brendshëm i inteligjencës do të heqë nga faqja e tij zyrtare komunikatën për shtyp të datës 2 maj që lidhej me këtë klasifikim, dhe monitorimi i shtuar nga policia, i mundësuar nga ky vlerësim, nuk mund të zbatohet në këtë fazë.

Reagime të forta

Njoftimi i së premtes së kaluar për këtë klasifikim të ri të AfD-së – një parti që doli e dyta në zgjedhjet legjislative – tronditi skenën politike vetëm pak ditë para betimit të kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz.

Ky vendim shkaktoi edhe tensione politike, veçanërisht në marrëdhëniet me administratën Trump, e cila ka shprehur mbështetje për AfD-në.

Shërbimet e inteligjencës e bazuan vlerësimin e tyre në një raport të brendshëm me mbi 1,000 faqe, përpiluar gjatë disa viteve. Raporti konkludon se ideologjia e AfD-së “nënçmon grupe të tëra popullsie në Gjermani dhe cënon dinjitetin e tyre njerëzor”, gjë që “nuk përputhet me rendin demokratik bazë”.

“Fitore e pjesshme” për AfD-në

Ky rishikim ka rindezur debatin për një proces të mundshëm ndalimi të kësaj partie, e themeluar në vitin 2013.

Po kjo gjykatë në Këln, ku ndodhet edhe zyra e inteligjencës së brendshme, kishte mbështetur vendimin fillestar në vitin 2022 për të klasifikuar AfD-në si rast i dyshuar ekstremizmi.

Bashkëkryetarët e AfD-së, Tino Chrupalla dhe Alice Weidel, e përshkruan pezullimin e përkohshëm si një “fitore të pjesshme kundër shërbimeve të inteligjencës”.

 

The post Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë appeared first on Albinfo.