Klubi i Ferizajt merr futbollistin nga klubi i njohur zviceran

Klubi i futbollit FC Ferizaj ka bërë të ditur se ka firmosur kontratë me mesfushorin Erion Salihu. “Erioni është vetëm 19 vjeç dhe ka një të ardhme shumë premtuese. Ai ka luajtur së fundmi me ekipin U19 të Servette në Zvicër, një klub i njohur për zhvillimin e talenteve të rinj. Përveç angazhimit me Servette, […] The post Klubi i Ferizajt merr futbollistin nga klubi i njohur zviceran appeared first on Albinfo.

Klubi i Ferizajt merr futbollistin nga klubi i njohur zviceran

Klubi i futbollit FC Ferizaj ka bërë të ditur se ka firmosur kontratë me mesfushorin Erion Salihu.

“Erioni është vetëm 19 vjeç dhe ka një të ardhme shumë premtuese. Ai ka luajtur së fundmi me ekipin U19 të Servette në Zvicër, një klub i njohur për zhvillimin e talenteve të rinj. Përveç angazhimit me Servette, Erioni është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës, duke treguar potencialin e tij edhe në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të sigurt se Erioni do të kontriboj shumë për ekipin tonë dhe do të ketë sukses në këtë aventurë të re”, thuhet në njoftim.

19-vjeçari është zhvilluar te klubi i njohur zviceran, Servette ndërsa së fundi ishte te skuadra e kategorisë së tretë helvetike, Grand-Saconnex, por nuk luajti.

The post Klubi i Ferizajt merr futbollistin nga klubi i njohur zviceran appeared first on Albinfo.