Knaus optimist se Asambleja e Përgjithshme do të votojë pro Kosovës në KIE

Welcome to Kosova Today

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Në një video shpjeguese, ai tha se “Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është […]

Knaus optimist se Asambleja e Përgjithshme do të votojë pro Kosovës në KIE

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një video shpjeguese, ai tha se “Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është inkurajuar nga vota të rëndëishme në Asamblenë e Parisit javë më parë”.

“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, shkruan Knaus në X.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës nënkupton mbrojtje për kosovarët dhe serbët e Kosovës për të pasur qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut dhe nënkupton njohje e statusit të demokracisë multietnike.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gerald Knaus Iniciativa Evropiane Stabilitet Kosov Evrop Strasburgun Kosova Asamblen Parisit Strasburg Asambleja Parlamentare Sipas Gjykat Drejtat Njeriut

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gerald Knaus Iniciativa Evropiane Stabilitet Kosov Evrop Strasburgun Kosova Asamblen Parisit Strasburg Asambleja Parlamentare Sipas Gjykat Drejtat Njeriut

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online