Koalicion PDK-VV, Çitaku: Hendeku mes nesh është i madh dhe i thellë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka dërguar asnjë letër në adresën e partisë, siç bëri me LDK-në, shkruan Periskopi. E ftuar në DPT te Fidani, Çitaku nuk dha shpresa për një koalicin të mundshëm me Vetëvendosjen, pasi siç tha ajo mes tyre qëndron një hendek i

Koalicion PDK-VV, Çitaku: Hendeku mes nesh është i madh dhe i thellë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka dërguar asnjë letër në adresën e partisë, siç bëri me LDK-në, shkruan Periskopi.

E ftuar në DPT te Fidani, Çitaku nuk dha shpresa për një koalicin të mundshëm me Vetëvendosjen, pasi siç tha ajo mes tyre qëndron një hendek i madh.

“Nuk do të kishim fshehur edhe po të kishte ardhur. Jo nuk ka ardhur asnjë letër në adresën e partisë.

Ne nuk duhet të frikësohemi të flasim me njëri tjetrin, unë nuk i frikësohem takimit me askënd, mirëpo me kënd do zgjedhësh të qeverisësh ajo pastaj është cështje tjetër. Dhe përzgjehdja e partnerëve të koalicionit nuk bëhet mbi bazën e preferencave individuale dhe personale por mbi bazën e e afërsisë programore, ideologjike dhe hendeku mes PDK dhe VV  është shumë I madh dhe shumë I thellë dhe do ishte pothuajse e pamundur jo absulutisht e pamundur që PDK të bashkëqeverisë me VV. Jemi shumë të largët dhe shumë të ndryshëm”, tha Çitaku mes tjerash.