Koalicioni AAK-Nisma hapi fushatën në Prishtinë me premtimet për të dërguar Kosovën në NATO
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Para elektoratit kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se sot Kosovës i duhen ‘njerëzit e zotë”. “Për me fitu Kosova, duhet me e heq mashtruesin.. E pse duam ta heqim? Duhet ta heqim mashtruesin sepse duam […] The post Koalicioni AAK-Nisma hapi fushatën në Prishtinë me premtimet për të dërguar Kosovën në NATO appeared first on Albinfo.

Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Para elektoratit kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se sot Kosovës i duhen ‘njerëzit e zotë”.
“Për me fitu Kosova, duhet me e heq mashtruesin.. E pse duam ta heqim? Duhet ta heqim mashtruesin sepse duam siguri të plotë dhe siguri të përjetshme. Duam anëtarësim në NATO. Duam miqësi me Amerikën, për atë duam ta heqim mashtruesin. Nuk duam të bëjmë lojëra me sigurinë nacionale pas shpinës së aleatëve tanë e në interes të Rusisë e të Serbisë nga argati i tyre”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është koha që Kosova të shkojë në NATO.
“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë. Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën. Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, tha Limaj.
The post Koalicioni AAK-Nisma hapi fushatën në Prishtinë me premtimet për të dërguar Kosovën në NATO appeared first on Albinfo.