Koci: Thaçi nuk e vuan këtë masë të gjykatës sikurse çdo kosovar tjetër

Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Dhomat e Specializuara ia kanë refuzuar mbrojtjes së Thaçit kërkesën për të marrë pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit. Këtë proces, avokati Koci e ka quajtur një dështim të gjykatës. “Për çështje humanitare

Koci: Thaçi nuk e vuan këtë masë të gjykatës sikurse çdo kosovar tjetër

Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Dhomat e Specializuara ia kanë refuzuar mbrojtjes së Thaçit kërkesën për të marrë pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit.

Këtë proces, avokati Koci e ka quajtur një dështim të gjykatës.

“Për çështje humanitare, Gjykata nuk është dashur të bënte asnjë pengesë në vizitë. Në fund, kur ia dhanë lejen ai veç ishte vonë, sepse pas 2-3 ditësh ai vdiq. Shumë jam i shqetësuar me këtë, sepse kjo nuk është çështje e procedurës gjyqësore, por është çështje e trajtimit njerëzor”

Ai ka thënë se Thaçi nuk është duke qëndruar në paraburgim sikurse çdo qytetar tjetër i Kosovës.

“Ai nuk po e vuan këtë masë të paraburgimit si çdo kosovar. Ai po e kryen paraburgimin mbi 2 mijë kilometra larg Kosovës. Çdo qytetar i Kosovës, gjatë procedurës penale, ka të drejtë me u trajtu në Kosovë”, tha ai.

“Unë besoj në pafajësinë e Hashim Thaçit, pra kaq është prej anës sime. Unë jam i regjistruar si avokat në Hagë dhe në këtë fazë nuk dua të deklarohem më shumë. E di që do të lirohet, por më shqetëson ky trajtim jo i mirë në aspektin humanitar. Më shqetëson fakti pse një qytetar i Kosovës, leje anash që është president, të trajtohet në këtë formë, kur shteti i Kosovës e ka krijuar këtë gjykatë”,  u shpreh Koci.