Kolumbia bllokoi avionët me emigrantët e dëbuar, Trump hakmerret me tarifa dhe sanksione

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të vendosë një sërë tarifash dhe sanksionesh ndaj Kolumbisë pasi refuzoi dy avionët ushtarakë me emigrantë të deportuar. Trump tha se veprimi i presidentit kolumbian, Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe ai ka drejtuar administratën e tij të marrë masa hakmarrëse. Ato përfshijnë vendosjen e tarifave [...]Read More...

Kolumbia bllokoi avionët me emigrantët e dëbuar, Trump hakmerret me tarifa dhe sanksione

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të vendosë një sërë tarifash dhe sanksionesh ndaj Kolumbisë pasi refuzoi dy avionët ushtarakë me emigrantë të deportuar.

Trump tha se veprimi i presidentit kolumbian, Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe ai ka drejtuar administratën e tij të marrë masa hakmarrëse.

Ato përfshijnë vendosjen e tarifave urgjente prej 25% për të gjitha mallrat që vijnë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të shkojnë deri në 50% në një javë; ndalim udhëtimi dhe heqje vizash për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe aleatët e saj.

“Këto masa janë vetëm fillimi,” shkroi Trump në Truth Social. “Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata detyruan në Shtetet e Bashkuara!”

Presidenti i Kolumbisë refuzoi avionët me emigrantë duke thënë se ata po trajtoheshin si kriminelë. Në një postim në X, ai tha se Kolumbia do t’i mirëpresë emigrantët të dëbuar me avionë civilë, duke shtuar se duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt./abcnews.al