Komandanti Elshani i qartë: Tubime serbe shkoni në Serbi, s’ka në Kosovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në veri nuk do të lejojë mbajtjen e fushatës zgjedhore të Serbisë në këtë rajon.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Veton Elshani, zëvendësdrejtor i kësaj drejtorie.
Sipas tij, Policia ka marrë udhëzim nga eprorët që të mos lejojë zhvillimin e fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë, pa dhënë detaje për arsyetimin e këtij vendimi.
“Ne kemi udhëzim nga eprorët tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”- theksoi Elshani më 08.10.2026.
Sipas tij, më 07.10.2026, rreth 200 mësimdhënës të ftuar nga Lista Serbe ishin mbledhur në Shkollën Teknike në Mitrovicë të Veriut. Pas urdhrit të Policisë, ata janë larguar nga objekti.
Në Serbi, ndërkohë, janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 25.10.2026.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 09.09.2026 nënshkroi dekretet për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



