Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja holandeze flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven. Siç bën të ditur, ky mision përmes një njoftimi në Facebook, në takim është folur edhe për sigurinë si dhe dialogun e Brukselit “Ata diskutuan rreth pikëpamjeve për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën […] The post Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja holandeze flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun appeared first on Albinfo.

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja holandeze flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Siç bën të ditur, ky mision përmes një njoftimi në Facebook, në takim është folur edhe për sigurinë si dhe dialogun e Brukselit

“Ata diskutuan rreth pikëpamjeve për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Barduani uroi gjithashtu ambasadorin Boven për kontributin e Holandës në KFOR si dhe në stabilitetin rajonal.

“Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, thuhet në njoftim

The post Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja holandeze flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun appeared first on Albinfo.