Komandanti i KFOR-it: "Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta në Kosovë, por vigjilenca mbetet e domosdoshme"

Komandanti i KFOR-it: "Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta në Kosovë, por vigjilenca mbetet e domosdoshme"
Në një intervistë ekskluzive për Përballje Podcast në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori Ozkan Ullutash, ka deklaruar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë dhe se aktualisht nuk ka tregues për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë. Megjithatë, ai ka theksuar se tensionet e pazgjidhura, retorika nxitëse dhe dezinformimi vazhdojnë të paraqesin sfida që kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme.
Në bisedë me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, gjeneralmajori Ullutash ka thënë se KFOR-i mbetet plotësisht i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës. Ai ka theksuar se misioni i NATO-s është i pajisur, i trajnuar dhe i pozicionuar për të reaguar shpejt në rast nevoje.
Duke folur për situatën në veri të vendit, komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se aktualisht gjendja është e qetë dhe se nuk janë regjistruar incidente të ngjashme me ato të vitit 2023. Megjithatë, ai ka nënvizu se misioni nuk po e ul vigjilencën për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe ndikimit që mund të kenë dezinformimi dhe retorika e papërgjegjshme në terren.
Me pak fjalë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ullutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por ka theksuar rëndësinë e vigjilencës për shkak të tensionit të pazgjidhur dhe dezinformimit. KFOR-i është i gatshëm të reagojë në rast nevoje.
Personat e përmendur
- Ozkan Ullutash - Komandant i KFOR-it në Kosovë
- Muhamet Hajrullahu - Kryeredaktor i Telegrafit
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



