Kompania Tesla e zhgënjyer me të ardhurat dhe fitimin në tremujorin e katërt të 2024

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla njoftoi rezultatet e tij për tremujorin e katërt të vitit 2024, i cili ishte jashtë pritshmërive të analistëve. Të ardhurat e Tesla për tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 25.71 miliardë dollarë dhe fitimet e rregulluara për aksion ishin 73 cent, që ishte më pak se vlerësimi [...]Read More...

Kompania Tesla e zhgënjyer me të ardhurat dhe fitimin në tremujorin e katërt të 2024

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla njoftoi rezultatet e tij për tremujorin e katërt të vitit 2024, i cili ishte jashtë pritshmërive të analistëve. Të ardhurat e Tesla për tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 25.71 miliardë dollarë dhe fitimet e rregulluara për aksion ishin 73 cent, që ishte më pak se vlerësimi i agjencisë LSEG prej 27.26 miliardë dollarësh të ardhura dhe fitimet e rregulluara prej 76 cent.

Fitimi i Tesla ra 71 për qind nga një vit më parë në 2.32 miliardë dollarë, ose 66 cent për aksion. Të ardhurat nga makinat e Tesla-s ranë tetë për qind nga viti në vit në 19.8 miliardë dollarë, shtoi raporti. Biznesi i energjisë i Tesla-s thuhet se ka ecur shumë më mirë këtë tremujor sesa divizioni i saj kryesor i automjeteve.

Firma raportoi të ardhura nga gjenerimi dhe ruajtja e energjisë prej 3.06 miliardë dollarë për tre muajt deri më 31 dhjetor 2024, 113 për qind më shumë nga viti në vit.

Aksionet e kompanisë Tesla u rritën ndjeshëm pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Musk e mbështeti Trumpin në kohën e fushatës dhe tani drejton Komitetin e ri Këshillimor për Efiçencën e Qeverisë (DOGE). Investitorët besojnë se ndikimi i Musk në administratën e re presidenciale do të ketë një efekt të favorshëm në operacionet e kompanive të tij./abcnews.al