Kompostoja e Pjeshkës – Katër Herë më Shumë Vitaminë C se Fruti i Freskët
Welcome to Kosova TodayTë dhënat më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se kompostoja e pjeshkës është shumë e shëndetshme për organizmin. Kompostoja e pjeshkës ofron më shumë vitaminë E dhe folat se pjeshkët e freskëta. Këto vlera në fakt i atribuohen pjeshkëve të bëra komposto në kushtet e shtëpisë por pa sheqer të shtuar. Një […] The post Kompostoja e Pjeshkës – Katër Herë më Shumë Vitaminë C se Fruti i Freskët appeared first on AgroWeb.
Të dhënat më të fundit, të cilave u referohet thonë se kompostoja e pjeshkës është shumë e shëndetshme për organizmin.
Kompostoja e pjeshkës ofron më shumë vitaminë E dhe folat se pjeshkët e freskëta.
Këto vlera në fakt i atribuohen pjeshkëve të bëra komposto në kushtet e shtëpisë por pa sheqer të shtuar.
Një studim i ri i publikuar në Gazetën e Shkencës së Ushqimit dhe Bujqësisë zbulon se kompostoja e pjeshkës ofron 4 herë më shumë vitaminë C se sa e njëjta sasi pjeshkësh të freskëta.
Studiuesit kanë vërtetuar shkencërisht se procesi i konservimit hap qelizat e tulit të frutave dhe i bën më të lehtë për t’u përthithur nga organizmi.
Shkencëtarët thonë se e njëjta arsye ndodh me salcën e domates që ofron nivele më të lartë të likopenit krahasuar me domatet e freskëta.
Për shumë njerëz, pjeshkët komposto nuk i afrohen ngrënies së një pjeshke të freskët të stinës. Por në të vërtetë sezoni i pjeshkëve është i shkurtër, ndaj komposto është një zgjidhje afatgjatë.
Kompostoja e pjeshkës është shumë e mirë për njerëzit që kanë probleme me stomakun sepse tretet lehtë. Kjo komposto është efikase kundër diaresë dhe gazrave.
Më poshtë do të mësoni më shumë edhe për vlerat e tjera të këtij fruti të mirë për shëndetin.
Pjeshkët Për ShërimNjë kokërr pjeshkë plotëson 15% të nevojës ditore për vitaminë C.
Kjo e fundit është e dobishme për shërimin e plagëve dhe lëndimeve dhe për imunitet të fortë.
Pjeshka Për Sy Të MprehtëKy frut përmban beta karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A.
Vitamina A është shumë e rëndësishme për shikimin por edhe për imunitetin.
Tretje Më E MirëNjë pjeshkë plotëson 9 përqind të nevojës ditore për fibër. Ushqimet me fibër e mbrojnë organizmin nga sëmundje si diabeti, problemet me zemrën dhe tumori i zorrës së trashë, por edhe konstipacioni.
Fruti Ideal Për Peshën85% e përmbajtjes së pjeshkës është ujë. Fibra dhe uji janë kombinimi ideal për ata që duan të humbasin në peshë.
Duke ngrënë pjeshkë, njeriu ndihet i ngopur për më shumë kohë dhe ka tendencën të hajë më pak.
Vitamina EArrorët dhe farat janë ndër burimet më të pasura të vitaminës E, megjithatë edhe pjeshkët janë të pasura me këtë vitaminë.
Ky antioksidant është i dobishëm për të gjitha qelizat e trupit dhe imunitetin.
Pjeshkë Për Kocka Të FortaPjeshkët përmbajnë kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe humbjen e dendësisë kockore.
Njeriu ka nevojë për 4,700 miligramë kalium në ditë. Një pjeshkë ofron 250 miligramë.
Pjeshkët Dhe Shëndeti I DhëmbëvePjeshkët përmbajnë fluor, një mineral që gjendet edhe tek pasta e dhëmbëve.
Ky mineral pastron gojën nga bakteret që shkaktojnë kavitet të dhëmbëve./
The post Kompostoja e Pjeshkës – Katër Herë më Shumë Vitaminë C se Fruti i Freskët appeared first on AgroWeb.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:AgroWeb Kompostoja Translation Gazet Shkenc Ushqimit Studiuesit Pjeshk Pjeshka Mpreht Vitamina Tretje Ushqimet Fruti Ideal Fibra Arror Kocka Forta Njeriu Vitamin Fresk
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:AgroWeb Kompostoja Translation Gazet Shkenc Ushqimit Studiuesit Pjeshk Pjeshka Mpreht Vitamina Tretje Ushqimet Fruti Ideal Fibra Arror Kocka Forta Njeriu Vitamin Fresk