Koncert artistik për 28 Nëntorin, shqiptarët mblidhen në Embrach më 21 nëntor

Në Embrach të Zvicrës do të organizohet një koncert artistik në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit dhe Ditës Kombëtare Shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Koncerti do të mbahet më 21 nëntor 2026, nga ora 18:30, në Sallen e Komunës në Embrach, ndërsa organizator është Studio Artistike FENIX.
Programi artistik përfshin këngë dhe valle popullore shqiptare, të përzgjedhura nën drejtimin e udhëheqësit artistik Arsim Berisha. Muzika do të shoqërohet nga një orkestër live, me maestro Fadil Kryeziu dhe Fitim Kastrati.
Në program do të interpretojnë edhe këngëtarët Shpejtim Krasniqi, Afërdita Krasniqi, Valon Islamaj dhe Flutur Bytyqi.
Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe Ansambli “Arbëresha” nga Sirnach, nën drejtimin e udhëheqësit artistik Ndue Uka, ndërsa aktori Adem Kicaj do të prezantojë një monolog.
Mbrëmja do të moderohet nga Dan Morina dhe Afërdita Krasniqi. Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu ushqime tradicionale shqiptare dhe elemente të tjera shoqëruese gjatë aktivitetit.
Koncerti synon të sjellë së bashku komunitetin shqiptar në një mbrëmje kushtuar kulturës, muzikës dhe traditave shqiptare, në prag të 28 Nëntorit./Albinfo.ch
The post Koncert artistik për 28 Nëntorin, shqiptarët mblidhen në Embrach më 21 nëntor appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



