Koncert në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bernë
Në kuadër të festimeve në shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës në Zvicër ju ftojnë në koncertin festiv të Filharmonisë së Kosovës në Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier. Koncerti do të mbahet më datë 12 mars 2025, ora 19.30 në […] The post Koncert në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bernë appeared first on Albinfo.

Në kuadër të festimeve në shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës në Zvicër ju ftojnë në koncertin festiv të Filharmonisë së Kosovës në Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier.
Koncerti do të mbahet më datë 12 mars 2025, ora 19.30 në adresen “Casino Bern, Casinoplatz 1, 3011 Bern” dhe pritja e mysafirëve do të mbahet nga ora 18:30.
Me vepra nga disa prej kompozitorëve nga Kosova të shekullit XX dhe XXI deri te disa nga perlat e literaturës klasike botërore, si dhe me pjesëmarrjen e sopranos Besa Llugiqi dhe saksofonistit Vitaly Vatula, ky koncert do të jetë një përjetim i veçantë në botën e pasur të tingujve.
Pjesëmarrja juaj është e mundur duke bërë rezervimin në linkun e bashkëngjitur:
https://lnkd.in/dMQhgDBZ
The post Koncert në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bernë appeared first on Albinfo.