Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti me vete ka edhe shefin e AKI-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë atje. Bashkë me Kurtin në Gjermani ka udhëtuar edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti. Ajeti është parë në një fotografi që Kurti ka publikuar nga takimi që ka pasur me kryediplomatin turk, Hakan Fidan. “Në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë atje. Bashkë me Kurtin në Gjermani ka udhëtuar edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Ajeti është parë në një fotografi që Kurti ka publikuar nga takimi që ka pasur me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.
“Në Mynih pata kënaqësinë të takohem me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për të diskutuar lidhjet tona të forta dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Turqisë për vendin tonë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në sigurinë tonë përmes KFOR-it. Ne jemi aleatë dhe miq, dhe me marrëveshjet e fundit – si ajo me MKE për të funksionalizuar fabrikën tonë të municionit – partneriteti ynë i mbrojtjes vetëm sa po rritet”, ka shkruar Kurti.
In Munich, I had the pleasure of meeting with Turkish Foreign Minister @HakanFidan to discuss our strong bilateral ties and close cooperation.
I thanked him for Türkiye’s unwavering support of our country and its continuous contribution to our security through KFOR. We are…
— Albin Kurti (@albinkurti) February 15, 2025