Kongresi amerikan paraqet rezolutën 26: Një hap historik kundër dhunës seksuale në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka njoftuar se Kongresi Amerikan ka paraqitur Rezolutën 26, një veprim historik që ofron një mbështetje të fuqishme kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë. “Një luftë që ka zgjatur shumë vite, e mbushur me vuajtje dhe heshtje, por që tani po merr vëmendjen globale […] The post Kongresi amerikan paraqet rezolutën 26: Një hap historik kundër dhunës seksuale në Kosovë appeared first on Albinfo.

Kongresi amerikan paraqet rezolutën 26: Një hap historik kundër dhunës seksuale në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka njoftuar se Kongresi Amerikan ka paraqitur Rezolutën 26, një veprim historik që ofron një mbështetje të fuqishme kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.

“Një luftë që ka zgjatur shumë vite, e mbushur me vuajtje dhe heshtje, por që tani po merr vëmendjen globale që meriton. Mirënjohje të pafundme për Vasfije Krasniqi Goodman, simbol i pafund i guximit, dhe Vera Mjeku, që kanë luftuar pa u ndalur për të drejtat dhe të vërtetën. Ky vendim sjell një shpresë të re për çdo të mbijetuar që ka duruar dhe ka kërkuar drejtësi gjatë gjithë këtyre viteve”, thuhet në njoftim.

The post Kongresi amerikan paraqet rezolutën 26: Një hap historik kundër dhunës seksuale në Kosovë appeared first on Albinfo.