Konklava për Papën e ri/ Giovanni Battista Re mesazh kardinalëve: Lini mënjanë konsideratat personale
Ndërsa konklava është mbledhur për të zgjedhur Papën e ri, Kardinali Giovanni Battista Re i është drejtuar me një mesazh kardinalëve të pranishëm. “Lini mënjanë të gjitha “konsideratat personale” dhe duke iu lutur Shpirtit të Shenjtë për zgjedhjen e Pasardhësit të Pjetrit, “një akt me përgjegjësi maksimale”. “Lutja, thirrja e Shpirtit të Shenjtë, është i [...]Read More...

Ndërsa konklava është mbledhur për të zgjedhur Papën e ri, Kardinali Giovanni Battista Re i është drejtuar me një mesazh kardinalëve të pranishëm.
“Lini mënjanë të gjitha “konsideratat personale” dhe duke iu lutur Shpirtit të Shenjtë për zgjedhjen e Pasardhësit të Pjetrit, “një akt me përgjegjësi maksimale”.
“Lutja, thirrja e Shpirtit të Shenjtë, është i vetmi qëndrim i drejtë dhe i përshtatshëm, ndërsa zgjedhësit kardinalë përgatiten për një akt me përgjegjësi maksimale njerëzore dhe kishtare dhe një zgjedhje me rëndësi të jashtëzakonshme; një akt njerëzor për të cilin duhet të braktiset çdo konsideratë personale dhe të kemi në mendjen dhe zemrën tonë vetëm Zotin e Jezu Krishtit dhe të mirën e Kishës dhe të njerëzimit. Le të lutemi që Zoti t’i dhurojë Kishës Papën që di më së miri si të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve dhe energjitë morale e shpirtërore në shoqërinë e sotme, të karakterizuar nga përparimi i madh teknologjik, por që tenton ta harrojë Zotin”, u shpreh Giovanni Battista Re, dekan i kolegjit të kardinalëve, gjatë predikimit të meshës në Shën Pjetër.