Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani
Vjosa Blakaj ka fituar titullDoktore e Shkencave të Matematikës në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), The post Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani appeared first on Albinfo.

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura, mirëpriti Dr. Vjosa Blakaj, e cila më 26 mars 2025 u promovua me sukses si Doktore e Shkencave të Matematikës në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), transmeton albinfo.ch.
Siç ka raportuar albinfo.ch ditë më parë, Blakaj ka ndjekur një rrugë të shkëlqyer akademike që nga studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, deri te studimet master dhe doktoraturë në Mynih duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në një fushë tejet sfiduese, me fokus në teorinë e informacionit kuantik dhe fizikën matematike, që ishte edhe tema e disertacionit të saj: “Transcendental Tools in Quantum Information Theory”.
“Ky sukses është jo vetëm një arritje personale, por edhe një kontribut i çmuar në promovimin e imazhit të Kosovës në botë. Urime të përzemërta Dr. Vjosa Blakaj – shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë në Kosovë e diasporë”, tha konsulli Afrim Nura.
The post Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani appeared first on Albinfo.