Kontrata prej 19 mijë eurove iu nda rejës së Rugovës për dizajnimin e uniformave të FSK-së, ja çka përfshin ajo

Dizajnerja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova e cila drejton kompaninë “Bukur”, ka fituar një kontratë prej 19 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës. Saktësisht, reja e ish-presidentit Ibrahim Rugova ka fituar tenderin për dizajnimin e uniformave të FSK-së, kontratë kjo që I është ndarë nga Ministria e Mbrojtjes. Lajmin për këtë e ka dhënë…

Kontrata prej 19 mijë eurove iu nda rejës së Rugovës për dizajnimin e uniformave të FSK-së, ja çka përfshin ajo
Dizajnerja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova e cila drejton kompaninë “Bukur”, ka fituar një kontratë prej 19 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës.

Saktësisht, reja e ish-presidentit Ibrahim Rugova ka fituar tenderin për dizajnimin e uniformave të FSK-së, kontratë kjo që I është ndarë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajmin për këtë e ka dhënë edhe vetë Kllokoqi-Rugova, në rrjetin e saj social ku është shprehur e nderuar për këtë kontratë.

Por çka përfshin kjo kontratë?

ka parë kontratën dhe aty speicifikohet saktësisht se çka do të punoj, dizajnerja Kllokoqi Rugova.

Faza e parë e kontratës përfshin dizajnimin e uniformës kamuflazh të FSK-së, pastaj dizajnimi I emblemave dhe gradave si dhe dizajnimi I kojnave dhe dhuratave në kuadër të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kompania “Bukur”, do të duhet të dizajnoj uniformën kamuflazh, uniformën e punës për meshkuj dhe femra, uniformën e punës për atashe, uniformën e kadetëve, të pilotëve, të ballos për meshkuj dhe femra, të togut të nderit, të togut ceremonial dhe uniformat sportive.

Pra, Ministria e Mbrojtjes ka ndarë 19 mijë euro për kompaninë “Bukur” e cila do të ketë përgjegjësinë e dizajnimit të uniformave të ushtarakëve të Kosovës. /

Ndiqeni videon për më shumë: