Koreja e Jugut: Pheniani po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Rusi pavarësisht humbjeve

Megjithëse Koreja e Veriut ka pësuar humbje të mëdha në luftën Rusi-Ukrainë, po përgatitet të dërgojë sërish trupa shtesë. Ushtria e Koresë së Jugut vlerëson në një raport se Pheniani po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Rusi. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut vlerësuan gjithashtu se Koreja e Veriut po vazhdon [...]Read More...

Koreja e Jugut: Pheniani po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Rusi pavarësisht humbjeve

Megjithëse Koreja e Veriut ka pësuar humbje të mëdha në luftën Rusi-Ukrainë, po përgatitet të dërgojë sërish trupa shtesë. Ushtria e Koresë së Jugut vlerëson në një raport se Pheniani po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Rusi.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut vlerësuan gjithashtu se Koreja e Veriut po vazhdon përgatitjet e saj për të testuar një raketë balistike ndërkontinentale që synon të arrijë në Shtetet e Bashkuara.

Pheniani ka furnizuar me një sasi të madhe artilerie dhe armë të tjera konvencionale Rusinë, dhe tetorin e kaluar dërgoi rreth 12 mijë trupa, sipas inteligjencës së SHBA, Koresë së Jugut dhe Ukrainës.

Nga ana tjetër, Seuli, Uashingtoni dhe të tjerë shqetësohen se Rusia mund t’i transferojë Koresë së Veriut teknologji të sofistikuara të armëve që mund të përmirësojnë programin e saj bërthamor./abcnews.al