Kosova barazon ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka rikthyer baraspeshën në ndeshjen miqësore kundër Armenisë, duke barazuar rezultatin në 2:2, raporton albinfo.ch. Golin e dytë për “Dardanët” e realizoi kapiteni Mërgim Vojvoda në minutën e 61-të nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj sulmuesit Baton Zabërgja, i cili fitoi duelin brenda zonës armene. […] The post Kosova barazon ndaj Armenisë appeared first on Albinfo.

Kosova barazon ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka rikthyer baraspeshën në ndeshjen miqësore kundër Armenisë, duke barazuar rezultatin në 2:2, raporton albinfo.ch.

Golin e dytë për “Dardanët” e realizoi kapiteni Mërgim Vojvoda në minutën e 61-të nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj sulmuesit Baton Zabërgja, i cili fitoi duelin brenda zonës armene.

Vojvoda, i cili po mban shiritin e kapitenit në këtë sfidë, u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ngjallur entuziazmin në radhët e Kosovës, që tashmë është në kërkim të fitores.

Ndeshja po luhet në një atmosferë dinamike, me disa gola të bukur dhe aksione të shpejta nga të dyja palët, raporton albinfo.ch.

The post Kosova barazon ndaj Armenisë appeared first on Albinfo.