Kosova bëhet me platformë për mbrojtje nga sulmet kibernetike
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që institucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale, rrjedhjen e tyre dhe mbrojtje nga sulmet e mundshme kibernetike, raporton […] The post Kosova bëhet me platformë për mbrojtje nga sulmet kibernetike appeared first on Albinfo.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që institucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale, rrjedhjen e tyre dhe mbrojtje nga sulmet e mundshme kibernetike, raporton kosovapress përcjell albinfo.ch.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ky projekt paraqet avancim shtesë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave për kontrolle shtesë.
Lansimi i kësaj platforme është bërë në mbështetje me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë.
Zëvendësshefi i Misionit në ambasadën e ShBA-së, Ralan Hill, tha se ky projekt do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri edhe të sigurisë kibernetike.
Shkeljet e të dhënave dhe mbledh informacione për kërcënime kibernetike, duke iu mundësuar agjencive të identifikojnë shpejt shkeljet ose rrjedhjet e saj.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë projekt përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, me qëllim që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri të sigurisë kibernetike”, theksoi ai.
Lansimin e kësaj platforme e mirëpriti edhe zëvendës ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjelko Spilek.
The post Kosova bëhet me platformë për mbrojtje nga sulmet kibernetike appeared first on Albinfo.