Kosova dërgon ushtarët e radhës në Britani për operacionin shumëkombësh Interflex
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të ushtarëve kosovarë që do të zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit “Interflex”, përcjell albinfo.ch. Në një postim në Facebook, […] The post Kosova dërgon ushtarët e radhës në Britani për operacionin shumëkombësh Interflex appeared first on Albinfo.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të ushtarëve kosovarë që do të zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit “Interflex”, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka theksuar se performanca dhe profesionalizmi i ushtarëve në këtë mision po vlerësohen jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanikë dhe pjesëmarrësit e tjerë të operacionit.
Operacioni Interflex, siç ka njoftuar ai, është një iniciativë shumëkombëshe që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.
Kosova, si një kontribues aktiv në këtë mision, vazhdon të mbështesë luftën e drejtë të popullit ukrainas, ka theksuar ministri Maqedonci.
The post Kosova dërgon ushtarët e radhës në Britani për operacionin shumëkombësh Interflex appeared first on Albinfo.