Kosova dhe Austria forcojnë partneritetin ekonomik dhe teknologjik

Partneriteti ekonomik dhe teknologjik mes Kosovës dhe Austrisë ka shënuar zhvillime të rëndësishme vitet e fundit, me theks të veçantë në shkëmbimin e shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë moderne, raporton Ekonomia Online. Wilhelm Nest, drejtor i “Advantage Austria” në Kosovë, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë konsoliduar gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga […] The post Kosova dhe Austria forcojnë partneritetin ekonomik dhe teknologjik appeared first on Albinfo.

Kosova dhe Austria forcojnë partneritetin ekonomik dhe teknologjik

Partneriteti ekonomik dhe teknologjik mes Kosovës dhe Austrisë ka shënuar zhvillime të rëndësishme vitet e fundit, me theks të veçantë në shkëmbimin e shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë moderne, raporton Ekonomia Online.

Wilhelm Nest, drejtor i “Advantage Austria” në Kosovë, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë konsoliduar gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga investimet e drejtpërdrejta në bashkëpunimin në fushat e shërbimeve dhe zhvillimit të infrastrukturës. Ai theksoi interesimin e kompanive austriake për sektorët e energjisë dhe trafikut në Kosovë, si dhe për furnizimin e tregut me pajisje dhe produkte të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Christian Rupp, anëtar i Bordit Këshillues të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike si fusha kyçe për zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve. Ai vlerësoi lartë potencialin e studentëve kosovarë në teknologji të avancuara, duke i përshkruar ata si një pasuri e rëndësishme për të ardhmen digjitale të Evropës, shkruan EO.

Rupp përmendi gjithashtu aplikimin e teknologjive të tilla si inteligjenca artificiale, bujqësia e mençur, e-shëndetësia dhe llogaritja kuantike, si fusha ku Kosova mund të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen, falë burimeve të saj njerëzore dhe përkushtimit për transformim digjital, transmeton albinfo.ch.

The post Kosova dhe Austria forcojnë partneritetin ekonomik dhe teknologjik appeared first on Albinfo.