Kosova e nderoi me medalje presidenciale,Roth: I dashur popull i Kosovës mund të llogarisni në mua

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pasi u dekorua me  Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja Vjosa Osmani. Në një postim në X, Roth që ka shërbyer si ministër në qeverinë gjermane tha se një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Evropës është

Kosova e nderoi me medalje presidenciale,Roth: I dashur popull i Kosovës mund të llogarisni në mua

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pasi u dekorua me  Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në X, Roth që ka shërbyer si ministër në qeverinë gjermane tha se një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Evropës është në interesin strategjik të saj.

“Kosova na takon neve. Dhe Evropa është e Kosovës. Një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Evropës është në interesin tonë strategjik. i dashur popull i Kosovës mund të llogarisni në mua! Miqtë do të jenë miq”, shkruan ai