Kosova mposhtet nga Zvicra në basketboll, eliminohet nga gara

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka dështuar ta kalojë raundin e parë të parakualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Në ndeshjen e fundit të Grupit A, Kosova u mposht nga Zvicra me rezultat 81:73. Zvicra, ndonëse më herët siguroi kualifikimin dhe ishte pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, ka dominuar plotësisht. Ishte […] The post Kosova mposhtet nga Zvicra në basketboll, eliminohet nga gara appeared first on Albinfo.

Kosova mposhtet nga Zvicra në basketboll, eliminohet nga gara

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka dështuar ta kalojë raundin e parë të parakualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Në ndeshjen e fundit të Grupit A, Kosova u mposht nga Zvicra me rezultat 81:73.

Zvicra, ndonëse më herët siguroi kualifikimin dhe ishte pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, ka dominuar plotësisht. Ishte vazhdimisht në epërsi dhe mori dy pikë të reja.

“Dardanët” përfunduan garën në vendin e tretë të Grupit A me tetë pikë. Kanë shënuar dy fitore dhe kanë pësuar katër humbje. Zvicra e fitoi grupin me 12 pikë, përkatësisht me gjashtë fitore bindëse. Irlanda është e dyta me nëntë pikë, ndërsa Azerbajxhani renditet i fundit me shtatë pikë.

Për Kosovën ky është vetëm cikli i radhës i përfunduar pa sukses të synuar.

The post Kosova mposhtet nga Zvicra në basketboll, eliminohet nga gara appeared first on Albinfo.