Kosova ngritët për 2 pozita në FIBA, Shqipëria bie një
Pozita e 97-të është renditja më e mirë që Kosova e ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, në maj të vitit 2016 The post Kosova ngritët për 2 pozita në FIBA, Shqipëria bie një appeared first on Albinfo.

Kosova është ngritur për dy pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s, të publikuar të enjten.
Dardanët tashmë renditen në pozitën e 97-të, pas fitoreve në dy ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kombeve, kundër Islandës, transmeton albinfo.ch.
Ky sukses e ka ndihmuar ekipin tonë të bëjë një tjetër ngritje të rëndësishme në renditjen botërore, pasi në muajin nëntor Kosova renditej e 99-ta.
Pozita e 97-të është renditja më e mirë që Kosova e ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, në maj të vitit 2016.
Shqipëria ka zbritur një vend në renditjen e FIFA, pas dy sfidave të para të vitit 2025 kundër Anglisë dhe Andorrës në eliminatoret e Kupës së Botës.
Kuqezinjtë u mundën 2:0 në “Ëembley” dhe fituan 3:0 në “Arenën Kombëtare”, ndërsa këto rezultate janë pasqyruar në përditësimin e klasifikimit botëror, ku kuqezinjtë mbajnë vendin e 66-të.
Shqipëria e mbylli vitin e shkuar një pozicion më lartë, ndërsa renditjen më të mirë e shënoi në tetor të vitit 2023, kur mbante vendin e 59-të.
The post Kosova ngritët për 2 pozita në FIBA, Shqipëria bie një appeared first on Albinfo.