Kosova përkujton trevjetorin e luf*tës në Ukrainë – Osmani: Humbja e saj, humbje edhe për ne

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, disa nga ambasadat evropiane në Kosovë kanë përkujtuar trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës, raporton Ekonomia Online. Në këtë ngjarje, ku mori pjesë Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën. Ajo

Kosova përkujton trevjetorin e luf*tës në Ukrainë – Osmani: Humbja e saj, humbje edhe për ne

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, disa nga ambasadat evropiane në Kosovë kanë përkujtuar trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje, ku mori pjesë Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën.

Ajo ka shprehur solidaritetin e Kosovës, e cila ” i ka dhënë Ukrainës gjithçka që ka mundur, qoftë armatim apo mbështetje të palëkundur”.

Presidentja tha se humbja e Ukrainës është edhe humbje për Kosovën, ndërsa mbështetja për Ukrainën është një angazhim për të ardhmen, për një botë më të sigurt, ku askush nuk duhet të largohet nga shtëpia për shkak të luftës.

Osmani theksoi gjithashtu nevojën për përkushtim ndaj paqes dhe drejtësisë, duke shpresuar që Ukraina të dalë nga kjo luftë dhe të jetojë në liri.

“Me gjithë vrullin e informatave, është shumë më e lehtë të shfrytëzohet potenciali i shoqërisë sonë. Ajo që është e rëndësishme, është të tregojmë se jemi këtu dhe se do t’ia dalim së bashku. Në fund të ditës, është një bekim të mund ta shndërrojmë këtë sfidë në diçka sa më positive”.

“Në tre vitet e fundit, kemi parë përkushtimin e ushtarëve tanë në mbështetje të ushtarëve të Ukrainës për një të ardhme më të sigurt. I kemi dhënë Ukrainës gjithçka që kemi mundur, qoftë armatim apo mbështetje të palëkundur”.

“Humbja e Ukrainës do të ishte humbje edhe për ne. Qëndrimi në krah të Ukrainës nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por edhe një formësim i një të ardhmeje ku askush nuk detyrohet të largohet nga shtëpia me fëmijët e tij. Duhet të jemi të përkushtuar ndaj paqes, drejtësisë dhe të sigurohemi që Ukraina të dalë nga kjo luftë”.

“Shteti i Ukrainës meriton të jetojë në paqe dhe liri, për të cilën ka luftuar kaq gjatë,” ka thënë Osmani.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt 2022. Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre./EO