Kosova promovon turizmin në “ITB Berlin 2025”

Nga data 4 deri më 6 mars 2025, Kosova po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch. Gjatë këtij panairi, shtatë kompani kosovare të sektorit të turizmit po prezantojnë para një audience globale ofertat e tyre të veçanta dhe mundësitë e jashtëzakonshme që […] The post Kosova promovon turizmin në “ITB Berlin 2025” appeared first on Albinfo.

Kosova promovon turizmin në “ITB Berlin 2025”

Nga data 4 deri më 6 mars 2025, Kosova po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Gjatë këtij panairi, shtatë kompani kosovare të sektorit të turizmit po prezantojnë para një audience globale ofertat e tyre të veçanta dhe mundësitë e jashtëzakonshme që Kosova ofron në fushën e turizmit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 69 m2 për këto shtatë kompani.

Kompanitë kosovare që po marrin pjesë në panair janë: Superxplorers, Balkan Destination, Swiss Diamond Hotel, Butterfly Outdoor Adventure, OutdoorKosova, Balkan Natural Adventure, Kosovo Holidays.

Ofertat që po prezantohen përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh, si: ecje, aktivitete në natyrë, vizita në vende me trashëgimi kulturore dhe historike dhe shumë mundësi të tjera për aventurë.

Shtandi i Kosovës po tërheq vizitorë nga e gjithë bota, përfshirë agjenci turistike dhe operatorë të industrisë, të cilët po shprehin interes për potencialet që ofron vendi ynë.

Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti , si dhe ambasadori i  Maqedonisë së Veriut në Gjermani z. Ylber Sela.

Ky aktivitet ndërkombëtar është një mundësi për zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ofron një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e destinacioneve të reja turistike.

Pjesëmarrja e Kosovës në “ITB Berlin” është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bukuritë natyrore dhe pasuritë kulturore të vendit.

Vizitorët mund të vizitojnë stendën e Kosovës në Sallën 3.1, Nr. 104 dhe të zbulojnë më shumë rreth mundësive që Kosova ofron.

The post Kosova promovon turizmin në “ITB Berlin 2025” appeared first on Albinfo.