KOSOVA KA SHUMË PERSONALITETE PËR PRESIDENT, POR NJËRI ËSHTË I PAPËRSËRITSHËM: FLAMUR GASHI!

Një diplomat karriere. Një atdhetar i dëshmuar. Një emër që nuk ka nevojë të ndërtohet me fjalë, sepse është ndërtuar me vite pune, përvoje dhe përkushtimi. Kosova nuk ka nevojë vetëm për një emër në krye të shtetit.
Ka nevojë për një figurë që e njeh shtetin, e njeh diplomacinë, i njeh interesat kombëtare dhe di ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet përtej kufijve të saj. Për këtë arsye, Flamur Gashi nuk është thjesht një emër ndër shumë emra.
Ai është një profil që meriton vëmendje serioze dhe mbështetje publike. Diplomat karriere, me përvojë të gjatë në diplomaci, me karakter, integritet dhe një jetë të lidhur me çështjen kombëtare, ai përfaqëson një brez njerëzish që nuk e kanë mësuar patriotizmin për nevoja të momentit, por e kanë dëshmuar atë me vite. Biografia e tij është aq e pasur, sa është e pamundur të përmblidhet në disa rreshta. Prandaj nuk dua të ndalem te lista e gjatë e detyrave, angazhimeve dhe kontributeve të tij. Ato flasin vetë.
Ajo që dua të them sot është më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë:
Kosova ka nevojë të ecë përpara. Dhe për të ecur përpara, duhet të dijë të zgjedhë njerëz që kanë ardhur nga puna, përvoja dhe dëshmia — jo vetëm nga premtimi. Flamur Gashi është një diplomat karriere dhe një atdhetar i dëshmuar përtej një kufiri politik apo gjeografik. Është një figurë që e sheh çështjen shqiptare në tërësinë e saj, nga Kosova te Shqipëria, nga Presheva te Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi te të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Prandaj, sot nuk është koha të humbim kohë.
Nuk është koha të mbetemi vetëm te diskutimet, komentet dhe pritjet.
Është koha të flasim.
Është koha të japim mbështetje.
Është koha të ecim përpara.
Mbështeteni Flamur Gashin për President të Kosovës!
Flisni për të. Shpërndajeni këtë mesazh. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Ftojini të tjerët të mendojnë seriozisht për një figurë me përvojë diplomatike, me karakter dhe me përkushtim kombëtar. Sepse një President nuk duhet të jetë vetëm një figurë ceremoniale.Presidenti duhet të jetë zë i shtetit, fytyrë e Kosovës dhe përfaqësues i dinjitetit të saj para botës. Në një kohë kur politika shpesh mbushet me zhurmë, Kosova ka nevojë për përvojë. Në një kohë kur fjalët shpesh janë më të mëdha se veprat, Kosova ka nevojë për dëshmi. Në një kohë kur interesat e ngushta shpesh tentojnë ta zëvendësojnë interesin e përgjithshëm, Kosova ka nevojë për karakter. Dhe kur bëhet fjalë për përfaqësimin e shtetit, Kosovës i duhet një njeri që e di se diplomacia nuk është vetëm një profesion, por art i mbrojtjes së interesit kombëtar me maturi, dinjitet dhe vizion.
Prandaj, le të mos humbim më kohë.
Le të ecim përpara me një diplomat karriere.
Le të ecim përpara me një atdhetar të dëshmuar.
Le të ecim përpara me Flamur Gashin.
Jepini dritë Ilirisë.
Jepini zë Dardanisë.
Jepini dinjitet përfaqësimit të Kosovës.
Nderojeni kombin me zgjedhje që i shërbejnë së ardhmes.
Për Kosovën.
Për Dardaninë.
Për të gjitha trevat shqiptare.
Për kombin.
Me shpirtbardhësi,
Ph.D. Dashnim Hebibi
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



