Kosovarëve “nuk u intereson” rezultati i zgjedhjeve, Big Brother Vip Albania në katër pozitat e para në kërkimet në Google

Vëmendja e shqiptarëve të Kosovës për Big Brother Vip Albania vazhdon të jetë tejet e lartë. Pavarësisht se Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare me 9 shkurt, kosovarët interesimin e kishin në Big Brother Vip Albania, transmeton lajmi.net. Këtë e dëshmon fakti se në 5 kërkesat më të shpeshta të shqiptarëve në Google, katër nga to kanë…

Kosovarëve “nuk u intereson” rezultati i zgjedhjeve, Big Brother Vip Albania në katër pozitat e para në kërkimet në Google
Vëmendja e shqiptarëve të Kosovës për Big Brother Vip Albania vazhdon të jetë tejet e lartë.

Pavarësisht se Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare me 9 shkurt, kosovarët interesimin e kishin në Big Brother Vip Albania, transmeton

Këtë e dëshmon fakti se në 5 kërkesat më të shpeshta të shqiptarëve në Google, katër nga to kanë lidhje me Big Brother, kurse rezultatet e zgjedhjeve zënë vetëm vendin e pestë në këtë listë interesimesh.

Eksperti i marketingut, Shpat Komoni, ka publikuar në rrjetin social Facebook një statistikë interesante.

Përkatësisht, kërkesat më të shpeshta kanë qenë:

1. Big Brother VIP Albania 4 Live
2. Big Brother VIP Albania 4
3. Big Brother Albania Live
4. Big Brother VIP Albania Live
5. KQZ rezultatet