Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga

Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Ndërsa avokati kërkon shpalljen e pafajësisë për shkak se nuk ka prova kundër klientit të tij The post Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga appeared first on Albinfo.

Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga

Së bashku me djemtë e tij të mitur, një kosovar akutohet se ka vjedhur makineri ndërtimi dhe materiale me vlerë mbi 280,000 franga nga disa lokacione në Aargau.

Sot, i akuzuari për vjedhje duhej të paraqitej para gjykatës, në Lenzburg, transmeton albinfo.ch. Të dëmtuar nga grabitjet janë mbi 60 individë dhe kompani private, përfshirë Iseli Haustechnik nga Lenzburgu. Michael Fercher, menaxheri i ndërtimit të kompanisë në fjalë, thotë për Tele M1 se fillimisht ishte i tronditur, më pas kontrolloi humbjen dhe më në fund kuptoi se nuk mund të vazhdonte punën pa makineritë.

Një tjetër delikt për të cilën akuzohet autori ka të bëjë me vjedhjen e biçikletave elektronike në vitin 2020, të cilën mësohet se e ka kryer së bashku me djemtë e tij të mitur.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe nuk ka komentuar akuzat, përcjell albinfo.ch. Mirëpo, ai ka theksuar se nuk do të donte të dëbohet nga Zvicra sepse jeta e tij ishte këtu. Ai do të dëshironte të qëndronte dhe të punonte në Zvicër.

Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Avokati mbrojtës, nga ana e tij, kërkon shpalljen e pafajësisë për shkak se nuk ka prova kundër klientit të tij.

Aktgjykimi nuk ka dalë ende.

The post Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga appeared first on Albinfo.