Kosovarit i kapen 11 pushkë automatike nga dogana kroate
Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave kroate, armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave. Raportohet poashtu se armët u kapën më 31 maj në pikën kufitare të Tovarnikut që ndodhet afër Vukovarit

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë kapur 11 pushkë automatike në veturën e një shtetasi të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave kroate, armët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti mallrash i cili përdorej për transportimin e makinave.
Raportohet poashtu se armët u kapën më 31 maj në pikën kufitare të Tovarnikut që ndodhet afër Vukovarit, kur doganierët hasën në struktura të dyshimta në automjetet e ngarkuara të pasagjerëve, shkruan Index.hr.