Kosovë: A do të ketë shtrenjtim të rrymës këtë vit?
Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania […] The post Kosovë: A do të ketë shtrenjtim të rrymës këtë vit? appeared first on Albinfo.

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”, thotë Fejzullahu, por nuk saktëson se sa është kërkesa e tyre për rritje.
Aktualisht, thotë ai, ZRRE-ja është në fazën e vlerësimit të këtyre aplikimeve.
Pas përfundimit të këtij procesi, ai thotë se ky institucion do të hartojë një raport të detajuar të vlerësimit, i cili do të jetë i disponueshëm edhe për konsultim publik.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
The post Kosovë: A do të ketë shtrenjtim të rrymës këtë vit? appeared first on Albinfo.