Kosovë: Kalimi hekurudhor sërish me probleme, treni përplas veturën duke lënë 4 të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Stupë të Klinës në Kosovë, ku një tren është përplasur me një veturë, duke lënë katër persona të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot, rreth orës 12:35, policia ka pranuar informacion për një aksident në […] The post Kosovë: Kalimi hekurudhor sërish me probleme, treni përplas veturën duke lënë 4 të lënduar appeared first on Albinfo.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Stupë të Klinës në Kosovë, ku një tren është përplasur me një veturë, duke lënë katër persona të lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, rreth orës 12:35, policia ka pranuar informacion për një aksident në fshatin Stupë të Klinës, ku është përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova për media, përcjell albinfo.ch.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak javë pas një tjetër aksidenti të ngjashëm në Klinë, ku si pasojë e përplasjes së një treni me një veturë, një person kishte humbur jetën dhe tre të tjerë ishin lënduar.
Ngjarja e sotme e rikthen shqetësimin për sigurinë në kalimet hekurudhore, një problem që vazhdon të marrë jetë dhe të shkaktojë dhimbje në vendin tonë.
The post Kosovë: Kalimi hekurudhor sërish me probleme, treni përplas veturën duke lënë 4 të lënduar appeared first on Albinfo.