Kosovë: Numërimi i votave të kandidatëve përfundoi në pesë komuna, po vazhdon në 29 të tjera
Në disa prej komunave të Kosovës është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit. Sipas njoftimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së premte procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në komunat si: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe […] The post Kosovë: Numërimi i votave të kandidatëve përfundoi në pesë komuna, po vazhdon në 29 të tjera appeared first on Albinfo.

Në disa prej komunave të Kosovës është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sipas njoftimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së premte procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në komunat si: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, derisa po vazhdon në 29 komuna të tjera, përcjell albinfo.ch.
Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
The post Kosovë: Numërimi i votave të kandidatëve përfundoi në pesë komuna, po vazhdon në 29 të tjera appeared first on Albinfo.