Kosovë: Opozita nuk ndryshon qëndrim për votimin e kryeparlamentarit

Të hënën, do të tentohet për herën e katërt konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi të shtunën dështoi zgjedhja e kryetarit, duke krijuar edhe një pengesë të re. Lëvizja Vetëvendosje, deklaron se përsëri do të propozojë, Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, shkruan albinfo.ch. Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për […] The post Kosovë: Opozita nuk ndryshon qëndrim për votimin e kryeparlamentarit appeared first on Albinfo.

Kosovë: Opozita nuk ndryshon qëndrim për votimin e kryeparlamentarit

Të hënën, do të tentohet për herën e katërt konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi të shtunën dështoi zgjedhja e kryetarit, duke krijuar edhe një pengesë të re.

Lëvizja Vetëvendosje, deklaron se përsëri do të propozojë, Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, shkruan albinfo.ch.

Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por dështoi zgjedhja e saj në mungesë votash.

Në dy tentativat, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 57 vota pro, 20 kundër dhe tre abstenime, shkruan albinfo.ch.

Por opozita, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimi i tyre sa i përket votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është në kompetencë të partisë së parë që ta propozojë kryetarin e Kuvendit, porse kjo nuk do të thotë medoemos përkrahjen e PDK-së për emrin.

E nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është përgjegjësi e partisë së parë të sigurojë votat.

“Nuk është në asnjë lloj përgjegjësie të LDK-së që ta sigurojë shumicën për zgjedhjen e kandidatit të Vetëvendosjes, sepse nuk ka as marrëveshje politike, nuk ka as angazhime të tjera politike… Partia e parë duhet t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryetar të Kuvendit. I takon vetëm partisë së parë të dalë me kandidat. Partia e dytë dhe partia e tretë dhe pesë propozime të tjera që vijnë pas kryetarit të Kuvendit janë pozita të nënkryetarëve që janë të caktuara sipas ulëseve në Kuvend. Neve kur të na vijë radha për kryetar të Kuvendit, ne e propozojmë kandidatin e LDK-së”, është shprehur ai, transmeton albinfo.ch.

The post Kosovë: Opozita nuk ndryshon qëndrim për votimin e kryeparlamentarit appeared first on Albinfo.