Kosovë: Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Presidenca e Republikës së Kosovës ka deklaruar se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend. Sipas njoftimit, ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend, transmeton albinfo.ch. “Ashtu si në shqyrtimin […] The post Kosovë: Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Albinfo.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka deklaruar se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.
Sipas njoftimit, ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend, transmeton albinfo.ch.
“Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRrE. Po ashtu, kundërshtimin e energjisë elektrike e kanë bërë edhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, bizneset, shoqëria civile etj. Ndërsa, sot qytetarë të shumtë janë ankuar se nuk po mund të dërgojnë komente te Zyra e Rregullatorit për Energji rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike. E, rreth kësaj reagoi Zyra e Rregullatorit për Energji ku mohon se ka pasur bllokim të komenteve. Ndërkaq, ZRRE siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje”, thuhet në njoftim.
The post Kosovë: Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Albinfo.