Kosovë: Presidentja ndanë titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë titulllin “Nderi i Republikës së Kosovës” të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në ceremoninë, e cila u organizua në objektin e Presidencës, medalja u nda për Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahiri-Sylejmanin dhe Ramadan Nishorin, të mbijetuarit e dhunës seksuale, të cilët kanë folur […] The post Kosovë: Presidentja ndanë titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë titulllin “Nderi i Republikës së Kosovës” të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në ceremoninë, e cila u organizua në objektin e Presidencës, medalja u nda për Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahiri-Sylejmanin dhe Ramadan Nishorin, të mbijetuarit e dhunës seksuale, të cilët kanë folur publikisht për dhunën që kanë përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës.
Presidentja e Kosovës ka thënë se rrëfimet e tyre janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për drejtësinë dhe të vërtetën historike të Kosovës.
“Ka momente ku fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen, siç ka edhe njerëz që me guximin e tyre të lënë pa fjalë. Sot jemi këtu për t’ju përulur me respektin më të thellë përballë tre individëve që janë më shumë se thjesht individë, sepse me dhimbjen e tyre kanë ndriçuar rrugën e drejtë së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës. Ju jeni zëri që keni zgjedhur dinjitetin, jeni zëri i të mbijetuarve që kanë zgjedhur heshtjen. Ky është një premtim i gjallë se historia nuk do t’i harrojë”, tha ajo.
“Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS!”, ka shkruar Osmani, përcjell albinfo.ch.
Ramadan Nishori deklaroi se është përkrahur nga populli.
“E përshëndes gjithë popullin tonë që më ka përkrahur këto ditë”, tha ai.
Vasfije Krasniqi ka apeluar që viktimat të flasin hapur dhe të kërkojnë drejtësi.
“Dua të falënderoj për qasjen, angazhimin. Të dashura viktima, ju lutem, ku do që jeni, ka ardhur koha të kërkojmë drejtësi. Lirojeni shpirtin që të mos ia falim Serbisë krimin që ka kryer”, tha ajo.
Ndërkaq Shyrete Tahiri-Sylejmani u shpreh se pa drejtësi nuk ka paqe.
“Kur të kemi drejtësi, kemi paqe. Faleminderit për kurajën që na jepni”, tha ajo.
The post Kosovë: Presidentja ndanë titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës appeared first on Albinfo.