Kosovë-Shqipëri, rikthehen kontrollet në kufi, 8 sportele nuk përballojnë fluksin
Që nga fillimi i muajit mars, kanë hyrë sërish në fuqi kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinës, përcjell albinfo.ch. Gjatë orëve të paradites, fluksi më i lartë i automjeteve është vënë re në anën kosovare të kufirit, ndërsa në mesditë dhe mbrëmje, pritjet […] The post Kosovë-Shqipëri, rikthehen kontrollet në kufi, 8 sportele nuk përballojnë fluksin appeared first on Albinfo.

Që nga fillimi i muajit mars, kanë hyrë sërish në fuqi kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë orëve të paradites, fluksi më i lartë i automjeteve është vënë re në anën kosovare të kufirit, ndërsa në mesditë dhe mbrëmje, pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të Shqipërisë.
Drejtuesit e automjeteve nga të dyja anët e kufirit kërkojnë rikthimin e lëvizjes së lirë, duke shmangur kontrollin e dokumenteve, ashtu siç parashikonte marrëveshja e vitit të kaluar mes dy vendeve. Situata është edhe më problematike për mjetet e tonazhit të rëndë, ku vonesat kanë arritur deri në dy orë.
Pavarësisht se në të dyja anët e kufirit po punohet me tetë sportele, fluksi i lartë i lëvizjes vijon të krijojë radhë të gjata.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila hyri në fuqi në maj 2024, kishte si synim lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e të dy vendeve, duke shmangur pritjet në kufi. Megjithatë, rikthimi i kontrolleve ka sjellë pakënaqësi te udhëtarët, të cilët kërkojnë rishikimin e kësaj mase.
The post Kosovë-Shqipëri, rikthehen kontrollet në kufi, 8 sportele nuk përballojnë fluksin appeared first on Albinfo.