Kosovë: Sot, për herë të katërt tentohet konstituimi i Kuvendit

Në orën 15:00 për herë të katërt këtë të hënë tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës është në pikën e tretë të rendit të ditës, ku Lëvizja Vetëvendosje duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit, shkruan albinfo.ch. Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por dështoi […] The post Kosovë: Sot, për herë të katërt tentohet konstituimi i Kuvendit appeared first on Albinfo.

Kosovë: Sot, për herë të katërt tentohet konstituimi i Kuvendit

Në orën 15:00 për herë të katërt këtë të hënë tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës është në pikën e tretë të rendit të ditës, ku Lëvizja Vetëvendosje duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit, shkruan albinfo.ch.

Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por dështoi zgjedhja e saj në mungesë votash.

Në dy tentativat, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 57 vota pro, 20 kundër dhe tre abstenime.

Për tu zgjedhur kryetari i Kuvendit duhen 61 vota, shkruan albinfo.ch.

Më 19 prill, pas tri tentimesh, u miratua raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe u bë betimi i tyre.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe zgjatë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Ndërprerjet e seancës, sipas Rregullores së punës së Kuvendit nuk duhet të zgjasin më shumë se 48 orë, shkruan albinfo.ch.

The post Kosovë: Sot, për herë të katërt tentohet konstituimi i Kuvendit appeared first on Albinfo.