Kosovë: Zbulohet një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, mes tyre edhe zvicerane e gjermane
Policia e Kosovës njoftoi se më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. “Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i […] The post Kosovë: Zbulohet një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, mes tyre edhe zvicerane e gjermane appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës njoftoi se më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.
“Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Në fotot e publikuara nga Policia vërehet se në këtë laborator falsifikoheshin dokumente të shteteve të ndryshme përfshirë Zvicrës, Gjermanisë, Britanisë, Meksikës e Serbisë .
Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale.
The post Kosovë: Zbulohet një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, mes tyre edhe zvicerane e gjermane appeared first on Albinfo.