Kosovë: ZRrE propozon shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar të premten se ka propozuar që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për 15 për qind duke nisur nga muaji prill. “Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve […] The post Kosovë: ZRrE propozon shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike appeared first on Albinfo.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar të premten se ka propozuar që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për 15 për qind duke nisur nga muaji prill.
“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Lidhur me këtë propozim, komentet mund të dërgohen deri më 28 mars. Ndërkohë që ZRrE-ja do të vendos më 31 mars për tarifat që hyjnë në fuqi më 1 prill.
The post Kosovë: ZRrE propozon shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike appeared first on Albinfo.