KQZ e konfirmon, lejohet votimi me dokumente të skaduara të identifikimit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar vendimin që mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës. Për Gazeta10 këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar vendimin që mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.
Për Gazeta10 këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash. /Gazeta10