KQZ i pezullon dy parti politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim t’i pezullojë dy subjekte politike për 15 ditë, për shkak se nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore financiare, përcjell albinfo.ch. Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate u pezulluan dhe u obliguan që një afat shtesë prej 15 ditësh t’i […] The post KQZ i pezullon dy parti politike appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim t’i pezullojë dy subjekte politike për 15 ditë, për shkak se nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore financiare, përcjell albinfo.ch.
Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate u pezulluan dhe u obliguan që një afat shtesë prej 15 ditësh t’i dorëzojnë raportet financiare.
Këtyre dy partive politike u ishin shqiptuar gjoba dhe ishin obliguar që në një afat prej 15 ditësh t’i dorëzonin raportet e tyre financiare, por kjo nuk ka ndodhur.
KQZ-ja do t’i ç’regjistrojë këto dy subjekte politike, nëse ato nuk e respektojnë këtë afat shtesë të dhënë sot.
Sipas ligjit, subjektet e regjistruara politike obligohen që deri më 1 mars të çdo viti kalendarik ta dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar.
Partia Republikane për Ndryshime është regjistruar në KQZ më 18 mars 2021, ndërsa partia Shpresa Demokratike është regjistruar më 6 tetor 2023.
The post KQZ i pezullon dy parti politike appeared first on Albinfo.