KQZ: Ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë filluar me numërimin e votave që janë dërguar përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar për “Front Online” se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. “Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë filluar me numërimin e votave që janë dërguar përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar për “Front Online” se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme”, deklaroi Elezi.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.