KQZ me thirrje për diasporën, fletëvotimet të dërgohen në adresën e kutisë postare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se në bazë të procedurave, votuesit nuk duhet t’i dërgojnë pakot e tyre me fletëvotim në ambasada apo konsullata, pasi që ligji nuk e njeh këtë mënyrë votimi. “Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës, duhet të […] The post KQZ me thirrje për diasporën, fletëvotimet të dërgohen në adresën e kutisë postare appeared first on Albinfo.

KQZ me thirrje për diasporën, fletëvotimet të dërgohen në adresën e kutisë postare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se në bazë të procedurave, votuesit nuk duhet t’i dërgojnë pakot e tyre me fletëvotim në ambasada apo konsullata, pasi që ligji nuk e njeh këtë mënyrë votimi.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës, duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare. Pako me fletëvotim e cila dërgohet direkt në përfaqësinë diplomatike, ashtu siç ka ndodhur në disa raste deri më tani, nuk mund të procedohen si të rregullta”, ka thënë Elezi për RTKLive.

Periudha e votimit me postë ka nisur më 9 janar e do të mund të ushtrohet si e drejtë, deri më 8 shkurt.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt.

The post KQZ me thirrje për diasporën, fletëvotimet të dërgohen në adresën e kutisë postare appeared first on Albinfo.