KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024, u jep 15 ditw afat shtesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitw politike, Partia Republikane pwr Ndryshime dhe Shpresa Demokrate. Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024. Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitw politike, Partia Republikane pwr Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.
Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.
Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë. Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.