KQZ: Po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, procesi është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, nëpër përfaqësitë diplomatike. Sipas KQZ’së, deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime dhe se për pjesën e mbetur po vazhdon numërimi Më 8 shkurt 2025 është votuar

KQZ: Po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, procesi është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, nëpër përfaqësitë diplomatike.

Sipas KQZ’së, deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime dhe se për pjesën e mbetur po vazhdon numërimi

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

“Procesi i numërimit është transparent dhe në  prezencë të vëzhguesve. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën  thuhet në njoftim.

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)e cila ka marrë 7.21 për qind të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind.