Krasniqi e LDK-së: Kryeministri Kurti do të duhej të thirrej në përgjegjësi

Welcome to Kosova Today

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti ka sulmuar mediat dhe ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm. ‘’Reporterët pa Kufij” e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët në raportin e fundit. Liria e shprehjes për mediat është një nga […]

Krasniqi e LDK-së: Kryeministri Kurti do të duhej të thirrej në përgjegjësi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti ka sulmuar mediat dhe ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm.

‘’Reporterët pa Kufij” e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët në raportin e fundit. Liria e shprehjes për mediat është një nga të drejtat themelore dhe kjo Qeveri për tri vite me radhë ka sulmuar mediat, ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm dhe madje ka tentuar të i mbyll mediat’’ thotë ajo.

Krasniqi shton se kryeministri Kurti do të duhej të thirrej në përgjegjësi, sepse, siç thotë ajo, ka organizuar fushata kundër mediave.

‘’Ai sot duhet të thirret në përgjegjësi sepse ka organizuar fushata kundër mediave dhe çdo kujt që nuk mendon si ai’’ thekson ajo.

Krasniqi shprehet se Kurti duhet të ndihet i turpëruar në këtë drejtim.

‘’Albin Kurti duhet të ndihet i turpëruar sepse në drejtim e tij Kosova është bërë vendi që kryeson për se keqi ne çdo raport ndërkombëtare. Baza e demokracisë është lira e mediave, ky është duke e rrënuar demokracinë e shëtit tonë’’ përfundon ajo për FrontOnline.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputetja Rrezarta Krasniqi FrontOnline Reporter Kufij Qeveria Kurti Kosov Liria Qeveri Albin Kosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputetja Rrezarta Krasniqi FrontOnline Reporter Kufij Qeveria Kurti Kosov Liria Qeveri Albin Kosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online